Ish-sulmuesi i Skënderbeut Ali Soue vazhdon paraqitjet e mira me skuadrën e CSKA-së së Sofies. Pas tripletës së shënuar javën e shkuar, Soue spikat sërish.
Në takimin e luajtur sot kundër Etar, sulmuesi nga Gambia pati rol kycc në të gjithë golat e skuadrës së tij. CSKA-ja fitoi me rezultatin 3 – 1 dhe Soue ishte autori i dy golave dhe një asisti.
Viti 2019 ka nisur mbarë për 24-vjeçarin që në gjashtë pesë takimet e fundit ka shënuar gjashtë gola. Sicc duket firma përfundimtare me klubin bullgar e ka motivuar shumë sulmuesin.