Bajerni rikthehet në krye të Bundesligës, “masakron” Volfsburgun në Mynih

Pas muajsh të tërë ndjekje, Bajerni i Mynihut rikthehet në kryesim të Bundesligës falë fitores së thellë 6 – 0 ndaj Volfsburgut. Në “Allianz Arena” u rikthye Bajerni i dikurshëm që dominonte ekipin nga fillimi gjer në fund të ndeshjes. Përveç vendit të parë bavarezët fitojnë dhe motivim ekstra para ndeshjes së Champions League kundër Liverpulit këtë mesjavë.

 

Dortmundi shmangu hapin fals ndaj Shtutgartit duke mundur skuadrën nga jugu i Gjermanisë me rezultatin 3 – 1, por fitorja tenistike e Bajernit i çon ata në vend të dytë edhe pse me pikë të barabarta. Tani bavarezët kanë një golevarazh +2 ndaj verdhezinjve çka u mundëson vendin e parë.

Bajern Mynih 6 – 0 Volfsburg
Shënues: Gnabri 34’, Levandovski 37’ 85’, Rodrigez 52’, Myler 76’, Levandovksi

Dortmund 3 – 1  Shtutgart
Shënues: Rojs 62’, Alkaser 84’, Pulisiç 92′ / Kempf 71’

Frajburg 2 – 1 Herta Berlin
Shënues: Petersen 27’, Valdshmidt 80’ / Ibiseviç 77’

Lajpcig 0 –  0 Augsburg

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *