VIDEO | Ndoj përmbys Dermakun, Memushaj mbetet “njëshi” i asisteve

Kastriot Dermaku dhe Emanuele Ndoj u vunë përballë njeri-tjetrit në përballjen e sotme midis Kozencës dhe Breshies. Vendasit e mbyllën pjesën e parë 2 – 0, por në të dytën Breshia përmbysi rezultatin dhe mori tri pikët që e mbajnë në krye te tabelës së kampionatit italian. Të dy lojtarët e kombëtares sonë luajtën 90 minuta në këtë takim.

Peskara e Ledian Memushajt pësoi një humbje të thellë 4 – 1 në transfertën ndaj Çitadelës. Gjithsesi, mesfushori shqiptar arriti të linte gjurmë në këtë takim, duke dhënë asistin e golit të vetëm të skuadrës së këtij. Me shërbimin e sotëm, Memushaj kryeson listën e asisteve në Serie B me nëntë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online