Ikardi, Gatuzo dhe Çalhanoglu: Mirabeli komenton temat e nxehta të Serie A

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Masimiliano Mirabeli foli për “RadioDJ”, ku komentoi për temat më të nxehta të momentit në Serie A. Çështja e Ikardit, vazhdimësia e Milanit, e ardhmja e Gatuzos dhe Çalhanoglu: Mirabeli i preku të gjitha:

IKARDI – “Ikardi kapiten? Për mua, Mançini bëri zgjedhjen e duhur kur ishte trajner. Ai është një kampion, si brenda fushës, ashtu dhe jashtë saj. Ai është djaloshi i artë. I vetmi gabim që Ikardi ka bërë është që i ka besuar si agjente gruas së tij”.

GATUZO – “Askush nuk e mendonte se Gatuzo do të qëndrojë kaq shumë në krye të Milanit. Ka marrë rezultate shumë të mira. Kur ishte presidenca kineze, Rino kishte shumë presion. Por unë insistova që të jetë ai trajneri i yni dhe kjo zgjedhje duket se na është paguar. Gatuzo është i zgjuar dhe e rrethon veten me njerëz që e ndihmojë shumë”.

BLERJET E TIJ – “Nuk mund të them se kam bërë merkato të shkëlyqer, por jam krenar për atë periudhë që ndihmova Milanin. Kemi bërë disa investime të mira, me Çalhanoglun, Konti, Kesi, Rodrigez dhe Musakio, prandaj jam krenar me ato që kemi bërë”.

ÇALHANOGLU – “Gatuzo ka shumë respekt për të. E kupton potencialin që Hakan ka dhe e aktivizon në çdo ndeshje. E blemë Çalhanoglun si lojtari më i mirë në Bundeliga, që kishte asistuar më shumë se të gjithë. Kur morëm zyrtarisht kartonin e tij, shumë rivalë tanë u frikësuan”,- përfundoi Mirabeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *