Roma shkarkoi trajnerin Di Françesko ditën e djeshme, vendim që u fut menjëherë në fuqi dhe trajneri italian u largua. Klubi verdhekuq nuk ka vonuar dhe ka zyrtarizuar menjëherë pasuesin e Eusebio Di Françeskos.
Bëhet fjalë për italianin e mirënjohur, Klaudio Ranieri. Disa çastë më parë, klubi italian zyrtarizoi firmën me Ranierin, që do të qëndrojë në krye të pankinës deri në fund të sezonit.
Ranieri këtë edicion futbollistik drejtoi skuadrën e Fulhemit, por nuk mori aspak rezultate pozitive, duke lënë skuadrën londineze në vendin e parafundit në renditje. Tashmë, italiani do të ketë një tjetër mundësi dhe duhet të nxjerrë medoemos Romën nga situata e vështirë ku ndodhet.