Apelimi në KAS: Skënderbeu në ajër, të rejat e fundit

Skënderbeu ende po pret një vendim të KAS-it sa i takon dënimit të tyre nga UEFA, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje pas apelimit të bërë nga klubi korçar. Mendohej se do të kishte një seancë dëgjimore për çështjen e Skënderbeut, por nuk është kështu.

Faqja zyrtare e KAS-it ka bërë publike datat për seancat dëgjimore dhe deri me datë 31 maj, emri i Skënderbeut nuk figuron askund. Me shumë gjasa, klubi korçar nuk do të marrë pjesë në Europë as këtë vit. Çështja e tyre vështirë pritet të shqyrtohet para muajit korrik, ndaj edhe shanset e garimit në Europa Ligë sa vijnë e zvogëlohen.

Një situatë shumë e paqartë rreth klubit të Skënderbeut, që shpresonte te një seancë dëgjimore dhe të një përgjigje pozitive, por mesa duket, stafi dhe lojtarët duhet të presin ende. Sikurse dihet, UEFA i ka përjashtuar korçarët për 10 vite nga kupat e Europës, si dhe i ka gjobitur me 1 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online