Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi tha para ndeshjes kundër Partizanit se “Demat” janë skuadra më e mirë në Shqipëri dhe renditja po e tregon këtë gjë. Në fjalën e tij për “RTSH Sport”, Shkëmbi tha:
PARTIZANI – “Çdo përballje është e vështirë, aq më tepër kundër Partitanit, që është ekipi më i mirë. E them këtë, pasi për mua kush qëndron në krye, është skuadra më e mirë. Kam shumë respekt për Partizanin”.
DËMTIMET – “Ndeshja me Skënderbeun ka pasur shumë probleme, kemi pasur shumë dëmtime. Nuk e dimë sesi do të jetë gjendja, por ne po mundohemi të rikuperojmë sa më shumë lojtarë”.
PRESIONI – “Futboll pa presion nuk ka. Nuk mendoj se është presioni ai që ne nuk po arrijmë te rezultatet. Nuk kemi presion as nga presidentët, as nga askush. Shpresoj që sfida kundër Partizanit të jetë pika e kthesës për ne”- u shpreh Skëmbi.