Në Greqi të bindur, Durmishaj do të luajë për kombëtaren helene

Florin Durmishaj po bën një sezon të shkëlqyer me fanellën e Panionios dhe 22-vjeçari flitej shumë edhe për një grumbullim me kombëtaren tonë kuqezi. Megjithatë, sulmuesi duket se ka zgjedhur Greqinë dhe së bashku me menaxherët e tij, kanë nisur plotësimin e dokumenteve përkatëse.

Trajneri i Greqisë, Angelos Anastasiadis e ka thënë publikisht se e do 22-vjeçarin në skuadër. Durmishaj ka luajtur me U-21 e Shqipërisë dhe ky pritet të jetë një problem për grekët, por asgjë që nuk mund të zgjidhet.

Në Greqi, janë të bindur se Durmishaj do të luajë për kombëtaren helene. FSHF do të plotësojë disa dokumente “lirimi” dhe Durmishaj do të aktivizohet për kombëtaren bardheblu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online