Po luhet në “Santiago Bernabeu”, supersfida mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për javën e 26-të të La Ligës. Sfida nisi e luftuar nga të dyja ekipet dhe me raste, ku Leo Mesi kërëcënoi fillimisht, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit.
Gjithsesi, katalanasit vijuan të këmbëngulnin dhe në minutën e 26-të gjetën avantazhin me anë të Ivan Rakitiç. Kroati arriti të finalizonte në mënyrë perfekte, duke kaluar topin mbi Kurtuan me parabël dhe duke heshtur “Bernabeun”.