VIDEO | Celinën nuk e ndal as stoli, tjetër gol me Suonsin

0

Bersant Celina nuk di të ndalet. Mesfushori, i cili aktivizohet me Suonsin në “Championship”, ka gjetur rrjetën përsëri ditën e sotme, teksa ka shënuar golin e dytë të sfidës ndaj Bolton. Në këtë ndeshje, 22-vjeçari erdhi nga stoli, por kjo gjë nuk e pengoi për të treguar vlerat.

Në minutën e 92-të ishte një kundërsulm i Suonsit, të cilin e finalizoi në mënyrë perfekte lojtari i përfaqësueses së Kosovës. Ky ishte goli i katërt në kampionat për futbollistin nga Prizreni, i cili është një ndër më të rëndësishmit në ekipin e tij.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.