Arsenali duket se ka goditur bujshëm edhe pse nuk jemi në kohë merkatoje. Bëhet fjalë për një goditje jashtë fushe, ku drejtori sportiv i Romës, Ramon Rodrigez Verdeho, njohur nga të gjithë si Monçi, ka gjetur marrëveshjen me topçinjtë për të kaluar në Londër.
Monçi njihet nga të gjithë për periudhën e tij të suksesshme te Sevija si drejtor sportiv, ku ka ndihmuar në zbulimin e talenteve si Hesus Navas, Diego Kapel, Alberto Moreno dhe mbi të gjithë Serxhio Ramos.
Në vitin 2016, spanjolli la Sevjan për të kaluar te Roma, të cilët paguan klauzolën e lirimit te klubi andaluzian. Të njëjtën rrugë duket se do të ndjekë dhe Arsenali, i cili sipas gjasave do të paguajë tre milionë sterlina për të marrë drejtorin sportiv.