Portier Kepa Arrizbalaga u përfshi në një situata krejt të çuditshme teksa u duk se refuzoi vendimin e trajnerit Maricio Sarri për t’u zëvendësuar. Duke parë se kjo situata mori vëmendje nga mediet, portieri ka folur për faqen e klubit ku ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në ato momente.
“Së pari më duhet të themi se kemi të bëjmë me një keqkuptim. Në asnjë moment nuk ishte dëshira ime që të mos i bindem urdhrave të trajnerit. Ishte thjeshtë një keqkuptim, pasi isha vizituar dy herë nga mjekët dhe trajneri kujtoi se nuk isha në gjendje të vazhdoja”.
“E kuptoj se kur e shikon nga jashtë situatën nuk duket diçka e hijshme. E përsëris nuk ishte qëllimi im për të dalë kundër vendimit të trajnerit. Kemi folur së bashku dhe situata është kuptuar. Bëmë një ndeshje të mirë, krijuam raste për shënim, natyrisht që ndjejmë shumë keqardhje, por mund të marrim dhe gjëra pozitive. Sot treguam se mund të konkurrojmë me një prej skuadrave më forta në botë”, tha Kepa.