Java e 23-të e Superiores përmbyllet sot, teksa në Elbasan dhe Durrës janë hapur dyer për tifozët në përballjet Kukësi-Kamza dhe Kastrioti-Laçi. Dy takime që luhen në fusha asnjanëse dhe vetëm Kamza mund të kënaqet me një pikë, nisur nga kundërshtari që ka përballë. Kukësi lufton vetëm për fitore, ashtu sikurse Kastrioti e Laçi.
Verilindorët në këtë takim nuk kanë lojtarë të rëndësishëm si Shameti, Cuculi e Uilliam Kordeiro, por gjithsesi nën urdhrat e Cungut ka mjaftueshëm lojtarë për t’i përballuar mungesat e tyre. Kamza do të ketë një marsh tjetër, pasi ka ndryshuar trajner. Gentian Stojku do të debutojë në Superiore dhe e bën në shtëpinë e tij, në Elbasan.
Kastrioti, i dënuar nga Disiplina për të luajtur dy ndeshje jashtë fushe, në derbin me Laçin synon fitoren. Triumfi i Luftëtarit një ditë më parë ia ka kthyer në detyrim diçka të tillë, kurse nga ana tjetër bardhezinjtë do tentojnë të afrohen me Teutën, që momentalisht ka pesë pikë më shumë.
Kategoria Superiore – Java 23
E diel, më 24 shkurt, ora 14:00
KUKËSI-KAMZA
Kukësi: Frashëri, Maliki, Krasniqi, Teqja, Rrumbullaku, Çyrbja, Dzaria, Limaj, Ethemi, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Armando Cungu
Kamza: Avdyli, Shala, Qaqi, Beqiri, Bonani, Rezi, Malaj, Arrabal, Fukui, Plaku, Martinena. Trajner: Gentian Stojku
Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj, Denis Rexha, Denis Agaraj, Eldorjan Hamiti
Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Fatmir Tare
KASTRIOTI-LAÇI
Kastrioti: Çekrezi, Husein, Shehi, Çela, Ndreca, Ymeraj, Shehu, H. Marku, Roxher, Kalaja, Vatnikaj. Trajner: Bledar Devolli
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Najdenov, Çokaj, Shtubina, Xhixha. Trajner: Besnik Prenga
Gjyqytarë: Klodian Shahini, Ermal Barushi, Herald Lisaku, Hermal Llapra
Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Fiqiri Haxhiraj