Rafa Benitez është një trajner shumë i dashur për tifozët e Liverpulit. Spanjolli drejtoi të kuqtë nga viti 2004 në vitin 2010, ku arriti të fitonte trofeun e Champions-it. Megjithatë, titulli kampion mbeti një “ëndërr në sirtar” për të.
Në një intervistë të dhënë së fundi për medien spanjolle “MARCA”, Benitez komentoi garën për titull dhe bëri një krahasim të Liverpulit të tij dhe skuadrës së tanishem të Jyrgen Klop.
A ka fuqi Liverpuli për të marrë titullin kampion?
“Liverpuli i ka fuqitë, por pyetja më e drejtë në këtë moment është: A kanë ata më shumë fuqi se Siti ose Totenhemi, këta të fundit janë ende në garë, me lojtarë si Ali dhe Kejn nuk mund t’i nënvlerësosh. Do të na duhet të shohim çdo të ndodhë në ndeshjet vendimtare. Do të jetë një garë shumë e bukur për t’u parë. Nuk mendoj se do të ndikojë fakti që ata nuk e fitojnë titullin prej shumë kohësh. Kanë lojtarë dhe një trajner me shumë potencial, duhet të kenë vetëbesim”.
A shikon ndonjë ngjashmëri midis këtij Liverpuli dhe skuadrës së 2009-ës që gati fitoi titullin?
“Ndoshta kur ishim pa dëmtime, skuadra dukej si Liverpuli i tanishëm. Por në 6 vite shpenzuam 250 milionnë euro, ndërsa në vitin e fundit vetëm 17 milionë euro. Po të krahasojmë këtë Liverpul, duhet të kujtojmë se në tri vite ata kanë shënuar 400 milionë euro. Kjo është një diferencë e madhe në terma ekonomikë. Ne duhet të konkurronim duke shitur lojtarë, çka e bën gjithçka më të vështirë. Kur kthej kokën pas jam i lumtur me ato që arrita me atë buxhet”, përfundoi Benitez.