Shehi: Ndeshja kundër Laçit është si një finale për Kastriotin

Mbrojtësi i Kastriotit, Dajan Shehi ka folur para sfidës kundër Laçit, që do të luhet ditën e diel. 21-vjeçari pranoi se skuadra është në një moment të mirë dhe duhet të ruajë ecurinë pozitive edhe përballë kurbinasve. Mes të tjerash, Shehi tha:

“Po moralisht, jemi mirë për fitoren që kemi marrë ndaj Kamzës. Kemi lënë kundërshtarët mbrapa dhe jemi afruar me Luftëtarin dhe Tiranën. Po tani, çdo skuadër është e fortë dhe nuk ka skuadër të lehtë. Çdo ndeshje për ne do të jetë një finale dhe kundër Laçit, kërkojmë fitoren. Por ata kanë një ekip shumë të mirë, por të shohim”,- tha Shehi për “Supersport”.

Më pas, 21-vjeçari foli edhe për trajnerin Devolli, i cili po bën një punë shumë të mirë në krye të skuadrës krutane: “Sa i përket trajnerit, ai ka sjellë frymën e duhur në ekip dhe duket dora e trajnerit, pasi kemi marrë pikë të rëndësishme. Jemi afruar me kundërshtarët dhe gara do të jetë e fortë deri në fund”,- u shpreh Shehi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *