Buzëqesh Poçetino, lideri i ekipit lë pas dëmtimin

0

Totenhemi është një ndër ekipet më në formë në Premier Ligë, teksa në katër ndeshjet e fundit në kampionat, “gjelat” e Londrës, numërojnë vetëm fitore. Gjithashtu, në Champions kanë arritur të triumfojnë në ndeshjen e parë ndaj Dortmundit me shifrat 3-0.

Një ndër mungesat më me peshë këto kohë për ekipin e Poçetinos ka qenë padyshim kapiteni Herri Kejn. Sulmuesi u dmëtua në sfidën ndaj Mançester Junajtid, të luajtur me 13 janar dhe që atëherë 25-vjeçari nuk ka qenë në dispozicion të trajnerit.
Gjithsesi, ditën e sotme vjen një lajm shumë i mirë për “gjelat”, teksa lideri i tyre ka nisur stërvitjen me grupin. Kejn pritet të jetë i gatshëm për sfidën e kësaj fundjave ndaj Bërnlejt. Gjithashtu, së bashku me anglezin, është rikthyer edhe mbrojtësi Ben Dejvis, tjetër lojtar i rëndësishëm për Poçetinon.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.