Bajerni i Mynihut prej vitesh ka shfaqur interes për shërbimet e Paolo Dibalës. Argjentinasi i Juventusit pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit bavarez dhe ndoshta merkato e verës mund të sjellë një kalim të mëngjarashit në Gjermani.
Sipas raportimeve të medieve italiane gjiganti i futbollit gjerman po bëhet gati për shpenzuar një shumë rekord për të bindur Juventusin që të lëshojë 25-vjeçarin, i cili është pjesë e “zonjës së vjetër” që prej verës së 2015-ës.
Prej muajsh shefi i klubit të Bajernit, Karl-Hainc Rumenige ka muaj që paralajmëron se klubi i tij do të bëjë shpenzime të padëgjuara më parë në merkaton e verës për të siguruar zëvendësues të denjë për dyshen Riberi-Roben, që në fund të këtij sezoni pritet të largohen.