Kategoria e Dytë ka filluar fazën e dytë këtë fundjavë. Në Grupin A, Tërbuni ka shkëlqyer me një fitore të thellë 7-0 ndaj Kukësit B. Prendi, autor i 4 golave, ishte njeriu i ndeshjes, që në fakt ishte thuajse stërvitore për Tërbunin, tepër superior ndaj një rivali modest.
Fitore të thellë regjistroi dhe Spartaku që mundi Internacionalin me rezultatin 4-0, ndërsa përballja e skuadrave B midis Partizanit dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 2-2.
Është shtyrë për në mesjavë sfida Klosi-Luzi, pasi Klosi ka probleme: FSHF nuk e lejon të regjistrojë lojtarë nga jashtë qarkut të vet dhe ehstee qartë që një klub i vogël si Klosi nuk i prodhon dot vetë lojtarët.
Në Grupin B, skuadrat e kreut nuk kanë bërë hapa fals. Kryesuesit e Shkumbinit fituan 2-1 në transfertën e Memaliajt.
Fitore në fushë kundërshtare realizoi dhe Devolli që mundi 1-0 në Sarandë Butrintin, ndërsa skuadra e vendit të tretë Maliqi mundi bindshëm mysafirët nga Përmeti me rezultatin 4-0.