Kristof Piatek duket në një formë të çmendur. “Pistoleta”, ka bërë tifozët e Milanit të ëndërrojnë brenda shumë pak kohësh, teksa në vetëm pesë ndeshje të luajtura, ka shënuar plot gjashtë gola. Një natë më parë shënoi një dopietë, duke i dhënë fitoren kuqezinjve në transfertën e vështirë të Atalantës.
Pikërisht, në ndeshjen e luajtur në Bergamo, Piatek gjithashtu arriti dhe një rekord, duke e shkruar emrin e tij me germa të arta në librat e Milanit. Sulmuesi shënoi gjashtë golat e tij të parë për “djallin” në vetëm 310 minuta të luajtura. Një rekor që askush më parë te Milani nuk e kishte arritur.
23-vjeçari theu rekordin, që mbahej deri në ato momente nga suedezi, Gunar Nordahl, i cili shënoi gjashtë golat e parë me fanellën e Milanit për 410 minuta. Piatek, me sa duket nuk po di të ndalet…
#Piatek has set a new #ACMilan record, scoring his first six goals for the club after just 310 minutes, with 18 attempts. The previous record was set by Nordahl, who took 410 minutes.
??? pic.twitter.com/Mph8AWShTd
— MilanData? (@acmilandata) February 16, 2019