Laçit të Besnik Prengës pret të nesërmen Partizanin. Kurbinasit vijnë nga dy humbje radhazi dhe përballë kryesuesve të Superiores u duhen medoemos tre pikët për këtë kaluar këtë moment negativ. Kreu i pankinës së Laçit ka folur për “Supersport”, ku ka folur me vlerësim maksimal për kundërshtarin
“Luajmë përballë ekipin më të mirë në Shqipëri si nga tradita dhe nga rezultatet e tanishme. Ndeshjes nuk i dihet. Ne mund të bëjmë lojëra të mira. Pavarësisht ndeshjes së fundit Partizani e di se ku po vjen”.
“Ne që nga dita e parë kemi punuar për të dhënë më të mirën. Më shqetëson më shumë fakti që nuk po luajmë mirë se sa dy humbjet. Ekipi duhet të luajë futboll”, përfundoi Prenga.