Marko Verrati nuk është si futbollistët e tjerë. Mesfushori italian ka vite që luan në ritme të larta dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm për PSG-në. Edhe në takimin e djeshëm përballë Mançester Junajtid, mesfushori vrapoi në çdo cep të fushës dhe statistikat e tij janë të pabesueshme.
87 prekje të topit (më shumë se çdo lojtar tjetër), 75 pasime, 93.3% saktësi në pasime dhe katër faulle të fituar. Këto ishin statistikat e italianit, që ishte lojtari kyç në triumfin e PSG-së në “Old Trafford”.
Për të vrapuar kaq shumë, duhet shumë stërvitje apo jo? Për Verratin, nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Mesfushori italian ka qenë në festën e organizuar nga Nejmar një natë para ndeshjes, ku ka qëndruar deri në 6 të mëngjesit. Ndoshta, 26-vjeçari nuk ka nevojë për stërvitje.