Mediat franceze dhe legjenda e Junajtid “masakrojnë” Pogbanë

Pol Pogba po bënte një sezon shumë të mirë që nga ardhja e Ole Gunar Solskjaer në krye të Junajtid, por në takimin kundër PSG-së, bëri një paraqitje për t’u harruar. Mesfushori francez ishte në hije përgjatë gjithë takimit, si dhe u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit, pas një ndërhyrjeje kundër Dani Alveshit.

Pas ndeshjes, kritikat ishin të shumta për një nga lojtarët më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Francezja “L’Equipe”, i vendosi notën 3/10 Pogbasë, nota më e ulët nga të gjithë futbollistët që ishin në fushën e lojës.

Përveç këtij vlerësimi, Pogba mori kritika edhe nga legjenda e Mançester Junajtid, Roi Kin, me këtë të fundit që tha në studion e “ITV Sport”: “Pogba? Nuk kam çfarë të them. Ai duhet të mësojë sesi të luajë futboll!”

Fjalë shumë të ashpra këto nga irlandezi, i cili ka qenë një nga kritikuesit më të rregullt të Pogbasë, që nga koha kur francezi u rikthye te “Djajtë e Kuq”.

Roi Kin në studion e “ITV Sport”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *