Trajneri i Nantes “shfryn”: Të zhduket merkato e janarit, ka praktika kriminale

Trajneri i Nantes Vahid Halilhodziç ka shpërthyer në kritika në lidhje me praktikat e merkatos së dimrit. Ndoshta i shtyrë dhe nga vdekja e papritur e Emiliano Salës, tekniku boshnjak e konsideroi merkaton e dimrit si një periudhë ku mbizotërojnë  sjelljet kriminale.

“Shpresoj që ta zhdukin merkaton e janarit. Është skandaloza. Është kriminale. Po kalonim një ecuri të shkëlqyer, ndërsa tani gjithçka ka marrë fund. Me zhdukjen e Emiliano Salës, lojtarët e kanë pasur të pamundur të përqendrohen”, tha trajneri i Nantës.

Së fundmi mediet franceze kanë zbuluar se zbuluar se në transferimin e Emiliano Salës janë ka pasur shumë detaje të cilat nuk i ka ditur dhe vetë lojtari. Halilhodziç me siguri që ka më shumë informacion mbi çka ndodhur dhe ndoshta ky shpërthim i tij mund të jetë i justifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *