I gjithë Brazili në zi, Adriano bën gafën e pafalshme në Instagram

0

Gjatë këtyre orëve i gjithë Brazili është i fokusuar te tragjedia e ndodhur në akademinë e klubit të Flamegos ku mbeten të vdekur 13 persona, 10 prej të cilëve fëmijë nën moshën 15 vjeç, të cilët ishin ndër talentet më të mëdhenj të Brazilit.

Sensibilizimi mbi këtë tragjedi ka ardhur nga çdo brazilian, sidomos komuniteti i futbollit, por në mënyrë paradoksale një figurë tejet e njohur si ish-sulmuesi i Interit, Adriano, vendosi t’i mos i kushtonte rëndësi kësaj tragjedie.

Pamjet e konviktit të përfshir nga flakët

36-vjeçari postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram ku ka 3.6 milionë ndjekës ku shfaqej i vetëm duke qeshur, çka solli një stuhi kritikash nga mediet dhe publiku brazilian. Pak minuta më vonë, Adriano  e fshihu foton, por dëmi ishte bërë tashmë. Një postim krejt i palogjikshëm, sidomos po të marrësh parasysh faktin se dhe vetë Adriano ka qenë pjesë e akademisë së Flamengos për shumë vite.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.