Dhimbja e babait: Një ëndërr e keqe, nuk arrij ta besoj vdekjen e Emilianos!

Pas dy javëve plot dhimbje dhe mister ka ardhur lajmi që të gjithë kishin frikë. Avioni ku udhëtonte Emiliano Sala dhe piloti David Ibotson u zhduk përpara dy javëve nga radarët në kufirin detar midis Francës dhe Anglisë.

Autoritetet shtetërore të dy vendeve u dorëzuan pasi disa ditë kërkimesh, ndërsa në internet nisi një fushatë për mbledhjen e fondeve për të rinisur kërkimet. Të gjithë dhuruan diçka, mes tyre dhe shumë futbollistë dhe kërkuesit privatë nisën punën.

Gjatë ditës së djeshme u gjet dhe avioni Piper Malibu u gjet afër ishullit Alderney, falë përdorimit të një pajisjeje sonate të përparuar. Dy trupat nuk janë gjetur akoma, ndërsa familjarët ishin të parët që morën vesh lajmin e kobshëm. Horacio Sala, babai i Emilianos, shpreh gjithë dhimbjen e tij në një prononcim për “Cronica TV” dhe akoma nuk arrin ta besojë atë që ka ndodhur.

Nuk arrij ta besoj, kjo është një ëndërr, një ëndërr e keqe. Jam shumë i dëshpëruar. Kam qenë çdo ditë në kontakt me ekipet e kërkimit, por meqë nuk kam Whatsapp, është e vështirë t’i telefonosh ose të më telefonojnë. Ditët kalonin dhe nuk po merrja vesh asnjë lajm për Emilianon dhe avionin e zhdukur”, flet babai i sulmuesit fatkeq.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *