Teuta zyrtarizon afrimin e katërt, firmos sulmuesi shkodran

Armando Vajushi është rikthyer në Superiore dhe do të mbrojë ngjyrat e Teutës. Sulmuesi shkodran ka firmosur sot kontratën deri në fund të sezonit me klubin bregdetar dhe normalisht që do të jetë pjesë e ekipit të Shkëmbit dhe në Kupat e Europës.

Klubi durrsak ka zyrtarizuar marrëveshjen me 27-vjeçarin me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Ka firmosur sot paradite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Armando Vajushi është përforcimi i katërt zyrtar për skuadrën durrsake. 27-vjeçar në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Pro Verçelit!”

Për Vajushin, i cili rikthehet pas shtatë vitesh ne kampionatin shqiptar, pati interesim dhe nga klubet e Kukësit, Partizanit dhe Tiranës, por drejtuesit e Teutës vepruan shpejt dhe arritën të bindin lojtarin që të bashkohet me ta deri në fund të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online