Junajtid “blindon” Marsial, ja detajet e kontratës së re

Mançester Junajtid ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin francez Antoni Marsial. Marrëveshja e re e nënshkruar nga futbollisti francez zgjat deri në qershor të 2024-ës me një opsion për një vit tjetër.

Sulmuesi i krahut ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur të “djajve të kuq” këtë sezon me tetë gola dhe një asist. Francezi ka pasur një raport tejet të keq me teknikun portugez Zhoze Murinjo, por me emërimin e Ole Gunar Solskjaer në krye të pankinës së “djajve të kuq” situata ka ndryshuar krejtësisht.

Në qershorin e vitit të kaluar, agjenti i futbollistit u shpreh se lojtari i tij dëshironte të largohej nga Anglia dhe për francezin pati interes të lartë nga Bajerni i Mynihut dhe Juventusi.

Një tjetër pikë që ka ndikuar në këtë vendim të Marsial është dhe fakti që nuk më konkurrencë midis tij dhe të riut anglez Markus Rashford, pasi ky i fundit nuk po aktivizohet më në krahët e sulmit, pasi Solskjaer e vendosur në qendër, duke ulur në stol Antoni Marsial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *