Mesfushori i Dortmundit tundohet nga PSG, largimi shumë pranë

Borusia e Dortmundit po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon, si në kampionat, ku është kryesues, ashtu dhe në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, ka ende disa lojtarë të pakënaqur me këtë “Borusia të re” dhe një nga ta është Julian Vajgëll.

Mesfushori i talentuar nuk ka marrë minutat që dëshironte këtë sezon, duke parë rivalitetin e fortë në mesfushë, me emra si Vitsel, Delani apo Dahud, që po bëjnë një sezon shumë të mirë.

Si pasojë, 23-vjeçari po shqyrton mundësinë e një largimi. Ofertë zyrtare ka bërë vetëm PSG-ja, me gjigantin francez që e dëshiron me çdo kusht në skuadër. Interesimi dhe mundësia për të punuar sërish me Tomas Tuhel po e bëjnë mesfushorin Vajgëll që të mendojë seriozisht transferimin në Francë, por fillimisht duhet bindur klubi i Dortmundit, që nuk ka vendosur ende nëse do e lejojë mesfushorin të largohet apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *