Jemi mësuar se skuadra e Ajaksit është ekipi që nxjerr talentet më të mëdhenj të futbollit holandez, por në vitet e fundit, të gjitha ekipet po ndjekin strategjinë që Ajaksi ka ndjekur prej shumë vitesh. Një nga këta ekipe është dhe Villem II, skuadër që ka dy shqiptarë në përbërje.
Mario Vrushaj dhe Dionis Avdijaj janë pjesë e ekipit holandez dhe e ardhmja e tyre duket e ndritur. Avdijaj luan që nga fillimi i sezonit me skuadrën holandeze dhe ka shënuar 4 gola në 15 takime si titullar, duke bërë një fazë të parë të shkëlqyer.
Edhe afrimi i këtij janari, Mario Vrushaj ka impresionuar me paraqitjet e tij në ndeshjet miqësore, duke shënuar një gol dhe duke asistuar dy herë në dy takime. Dy të rinjtë shqiptarë janë lojtarë shumë cilësorë dhe në rast se ruajnë këto ritme, me shumë gjasa do t’i shohim në ndonjë skuadër të madhe.
Kjo dhe për shkak të vëmendjes së madhe që ka klubi i Vilem II, që në këto vitet e fundit, ka nxjerrë dy holandezët më të shtrenjtë në histori. Virxhil Van Dajk dhe Frenki De Jong janë dy emrat që kanë dalë nga skuadra e Villem II dhe që u shitën për shifra marramendëse te Liverpuli dhe Barcelona.