Sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo ka folur sot pas ndeshjes kundër Flamurtarit për gazetarët e pranishëm në stadium, ku ka prekur disa tema: Shanset që ka Tirana për të fituar Kupën e Shqipërisë, golin e shënuar dhe startin e Superiores. Në fjalën e tij, sulmuesi britanik tha:
Shanset për kupën – “Kemi aq shanse sa çdo skuadër tjetër. Ndjej se grupi është i bashkuar. Besoj se jemi të aftë për të pretenduar kupën”.
Goli i shënuar – “Sigurisht jam gjithmonë i gëzuar për golat, por e rëndësishme është që skuadra të fitoj, s’ka rëndësi kush shënon. Natyrisht, golat ndihmojnë çdo sulmues në aspektin e vetëbesimit, por jam i gëzuar sa herë fiton Tirana”.
“Pësova një dëmtim në menisk që mund t’i ndodhë çdokujt. Ka mbetur dhe pak ënjtje, por tani ndihem shumë mirë dhe jam gati për pjesën e mbetur të kampionatit”.
Kampionati – “Nuk rrezikojmë rënien. Do shkojmë në çdo ndeshje për të marrë pikë. Kemi një skuadër të aftë për të mundur këdo. Tani duhet të tregohemi të përqendruar”.
“Kështu është futbolli, gjërat ndryshojnë. Nuk dua të flas për të shkuarën, dua të merrem me çfarë po ndodh tani. Mundëm Flamurtarin dy herë dhe unë e skuadra po kalojmë një moment të mirë. Ndihemi të motivuar”.
Mungesa e egoizmit para portës – “Sigurisht sulmuesit duhet të jenë egoist, por më kanë mësuar që i vogël se nëse një koleg ndodhet në një pozicion ku ka 100% shanse për të shënuar dhe ti ke 60%, atëherë duhet t’ia pasoj atij topin. Mua më intereson vetëm që skuadra të fitoj. Çdo skuadër që lojtarët tregohen më pak egoist e të matur është në rrugën e duhur”.