FOTO | Merr fund gjithçka, Higuain niset drejt Londrës

Gonzalo Higuain ishte një nga emrat më të përfolur këtë merkato, teksa më në fund çështja e tij po merr zgjidhje. Mëngjesin e sotëm, sulmuesi argjentinas është nisur drejt Londrës, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Çelsit.

Siç duket dhe nga fotot, “El Pipita” pak momente më parë ka qenë në aeroport, ku do të fluturojë nga Milano drejt Londrës. Ndërkohë nga ana tjetër, Kristof Piatek ka lënë shtëpinë e tij në Xhenoa një natë më parë dhe mesditën e sotme pritet që të zyrtarizohet si lojtar i Milanit.


Kështu, mbyllet edhe një nga telenovelat më të përfolura të kësaj merkatoje, ku Higuain do të jetë i Çelsit, ndërsa Piatek do të firmosë për Milanin, ku 35 milionë euro do të kalojë në arkat e Xhenoas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *