Është vetëm çështje ditësh para se Gonzalo Higuain të prezantohet si blerja më e re e Çelsit. Klubi londinez ka arritur ujditë me Milanin dhe Çelsin, ndërsa së fundmi janë zbuluar dhe shifrat marramendëse të kontratës së 31-vjeçarit.
Mediet angleze bëjnë të ditur se sulmuesi do përfitojë 270 mijë paundë në javë, pra 14 milionë paundë në sezon ose 15.8 milionë euro, por kjo shifër mbas taksimit shkon në 10 milionë euro, që mbetet një pagë me e lartë nga ajo që “El Pipita” përfitonte te Milan (9 milionë euro në sezon).
Ndërkaq, te klubi londinez janë fokusuar te një tjetër çështje. Ylli i ekipit Eden Hazard nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën që i skadon në qershor të 2020-ës dhe drejtuesit e Çelsit po përgatiten për të gjetur një zëvendësues të denjë për belgun.
Sipas “Daily Express”, pëfaqësuesit e Çelsit kanë filluar bisedimet për kartonin e Filipe Kutinjos. Braziliani nuk ka përligjur besimin e drejtuesve të skuadrës katalanase dhe një rikthim i tij në Angli është mëse i realizueshëm nëse vjen oferta e duhur. Momentalisht përflitet se Barcelona është e gatshme të shesë lojtarin, por për këtë do të duhen 140 milioën euro, pra e njëjta shumë që klubi “Blaugrana” pagoi në janar të vitit të kaluar për të blerë kartonin e fantazistit nga Liverpuli.