Avdyli: Konkurrenca e shëndoshë, ju tregoj ndryshimin mes Duros dhe Gjokës

Portieri i Kamzës, Ilir Avdyli po kalon një sezon të mirë deri më tani me skuadrën periferike të kryeqytetit dhe ka qenë ndër më të mirët për ekipin e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka.

Sot, gardiani i portës së Kamzës ka folur për “RTSH Sport”, ku foli për largimin e portierin Kirev, konkurrencën në skuadër, objektivin mbijetësë dhe ndryshimin mes Gjokës dhe Duros.

Mes të tjerash, Avdyli tha: “Ky do të jetë një kampionat më i vështirë se sezoni i shkuar, por ne jemi të bindur se do të marrim pikët e mjaftueshme dhe do të arrijmë objektivin mbijetesë.

Gjoka dallon nga metoda të cilën e ka kërkuar Duro, pasi janë shumë të ndryshëm. Duro ka qenë mesfushor fantazist dhe e ka kërkuar lojën e bukur, ndërsa me Gjokën kemi gjetur lojën agresive dhe kemi marrë pikët që na duhen për të qenë stabël dhe për të luftuar për mbijetesë.

Konkurrenca është e shëndoshë dhe ndihmon secilin. Me Kirevin kam kaluar 6 muaj shumë pozitivë, pasi ishte një djalë shumë i mirë. Nëse vjen një portier ose ikën një tjetër, për mua nuk ka problem, unë fokusohem te loja ime dhe dua të jap maksimumin”,- përfundoi Avdyli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *