Morata largohet përfundimisht, oferta 45 milionë sterlina e parefuzueshme

Alvaro Morata u transferua verën e vitit 2017 nga Reali i Madridit në drejtim të Çeslit, të cilët paguan plot 66 milionë euro në arkat e madrilenëve. Pavarësisht formës së mirë të sulmuesit, sezoni i parë nuk ishte brenda pritshmërive për ekipin londinez, ku nuk arritën që të kualifikoheshin për UEFA Champions League.
Sezoni aktual ka qenë krejtësisht i ndryshëm nga ai i një viti më parë, ku spanjolli ka shënuar vetëm pesë gola, pas gjysmës së parë të kampionatit dhe forma e tij nuk ka bindur aspak. Për këtë arsye drejtuesit londinez janë futur në merkato dhe thuajse e kanë siguruar blerjen e Gonzalo Higuain, çka do të thotë se Moratës do i duhet të largohet.
Ishte përfolur shumë për një kalim te Atletiko Madrid dhe formula e transferimit do të ishte në huazim, por së fundmi duket se nga Spanja vijnë lajme të reja. Siç raportohet nga mediat iberike, drejtues të Atletikos kanë gati 45 milionë sterlina, pasi kërkojnë blerjen përfundimtare të 26-vjeçarit. Oferta duket e parefuzueshme, teksa tani topi është në krahun e Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *