Krisztof Piatek është kthyer në njeriun më të kërkuar në merkaton e janarit, teksa polaku ka mahnitur me paraqitjet e tij me fanellën e Xhenoas. Ekipe të shumta janë vënë në ndjekje të 23-vjeçarit, ku Reali, Juventusi, Napoli dhe Milani kanë shfaqur interes për të.
Gjithsesi, duket se sulmuesi polak e ka një dëshirë. Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, Piatek ka si dëshirë një transferim në “Santiago Bernabeu”. Për këtë arsye drejtuesit madrilen kanë dërguar ditën e sotme në Murcia, ku Xhenoa ka zhvilluar një miqësore.
Tashmë, mbetet për t’u parë lëvizja që do të kryejë Reali në lidhje me ofertën, pasi Xhenoa e vlerëson Piatekun së paku 50 milionë euro. Gjithsesi, kontaktet mes dy klubeve duket se kanë nisur, me polakun që duket i destinuar për t’u larguar nga Italia që në këtë merkato.