Kastrioti dhe Teuta kalojnë testet e para, Devolli debuton me fitore

Miqësorja e zhvilluar sot në Kavajë midis Besës dhe Kastriotit ka përfunduar me fitoren e krutanëve me rezultatin 1 – 0.

Taulant Marku shënoi golin e vetëm të takimit në minutën 65-të. Ndeshja e sotme ishte e para për Bledar Devollin si trajneri i Kastriotit.

Teuta ka zhvilluar ditën e sotme një miqësore ndaj Erzenit. Takimi midis dy skuadrave ka përfunduar 2 – 1 për durrsakët. Progni dhe Vila kanë shënuar për ekipin e Shkëmbit, ndërsa golin e nderit për shijakasit e  shënoi Mahmutaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *