Sturaro rikthehet aty ku shkëlqeu, Juve merr milionat

Stefano Sturaro dhe Juventusi do të ndahen përfundimisht pas katër vitesh e gjysmë bashkëpunim. Mesfushori italian ka mbyllur marrëveshjen me Xhenoan dhe në orët në vazhdim pritet të bëhet zyrtarizimi i transferimit.

Sipas sajtit “tuttojuve.com”, klubi xhenovez ka rënë dakord të paguajë 18 milionë euro për të rikthyer Sturaron në klubin e tyrë. 25-vjeçari do të firmosë një kontratë me kohëzgjatje për sezone.

Ky sezon filloi mbrapsht për Sturaron, pasi nuk arriti të luante për asnjë minuta gjatë huazimit të tij te Sportingu për shkak të disa dëmtimeve muskulore që e përndoqën për muaj të të tërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *