“Lufta” për Lozanon, klubi italian duket se i gjen “telat” PSV-së

Hirving Lozano është një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato. Meksikani, i cili mahniti në Botëror me fanellën e Meksikës, është lidhur me shumë ekipe të mëdha, ku veçohen Barcelona, Bajern, apo dhe Arsenal, Milan e Napoli. Pikërisht këta të fundit, duket se janë më afër anësorit.

Mino Raiola, menaxheri i Lozanos, ka folur për mediat dhe ka deklaruar se klienti i tij nuk do të largohet nga Holanda, të paktën në janar, ndërsa në fund të sezonit do të rishikohen ofertat. Gjithsesi, Napoli duket se ka gjetur ofertën që tundon jo pak drejtuesit e PSV-së.

Të kaltrit ofrojnë 25 milionë euro, plus një nga Amin Junes ose Adan Unas në huazim. Junes njihet për eksperiencën e tij në Eredivisie, ku luajti për fanellën e Ajaksit, me të cilët spikati jo pak. Gjithashtu, algjeriani Unas, shihet si një nga talentet më premtues.

Fillimisht, drejtuesit holandezë kanë kërkuar rritje të ofertës, teksa kërkojnë të paktën 35 milionë euro, ose opsionin që një midis Junes ose Unas të bëhet përfundimisht lojtar i PSV-së. Tashmë, mbetet për t’u parë lëvizja e napolitanëve, të cilët duken shumë pranë talentit meksikan, që do të ishte një goditje e bujshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *