Ndeshja mes Juventusit dhe Sampdorias është e veçantë për Kristiano Ronaldon, ashtu si dhe për Fabio Kualiarelën. Të dy këta futbollistë kanë vendosur rekorde me golat e tyre të realizuar në ndeshjen e Torinos.
Ishte goli i 13-të për Ronaldon deri më tani në 19 ndeshje, duke u bërë kështu portugezi, i cili ka shënuar më shumë gola se askush tjetër në një sezon të vetëm. Më parë ky rekord u mbante nga Rui Barros. Natyrshëm që deri në fund të sezonit 33-vjeçari ka mundësinë që ta thellojë këtë rekord.
Golit të Ronaldos iu përgjigj Kualiarela, i cili vendosi ekuilibrin që në fraksionin e parë me një 11-metërsh, por kishte një peshë të veçantë edhe për të. Është ndeshja e nëntë radhazi që sulmuesi i Sampdorias arrin që ta gjejë rrugën e rrjetës. Diçka të tillë nuk e kishim parë që në vitin 2005, kur në 9 takime radhazi shënonte Trezege i Juventusit.