Telenovela Rabio drejt fundit, ja skenari për transferimin

Adrien Rabio mund të bëhet me ekip të ri që në muajin janar. PSG për momentin nuk bën plane me mesfushorin, i cili kishte premtuar rinovimin e kontratës dhe më pas përgjigja ishte negative. Kjo i ka tërbuar francezët, saqë drejtori sportiv Antero Henrique pak kohë më parë deklaroi se lojtari do të lihet në stol.

Por PSG mendon edhe për pjesën tjetër që lidhet me atmosferën në ekip dhe më e vlefshme shikohet që lojtari të shitet me hapjen e merkatos së janarit. Sipas asaj që shkruan “AS”, Rabio mund të jetë i Barcelonës për shumën e pesë milionë eurove.

Mesfushori do të përfitojë 10 milionë euro pagë në sezon, ndërkohë që një shifër të tillë e përfiton edhe e ëma e Rabio, e cila përfaqëson edhe të drejtat e të birit si menaxhere. Duke qenë se kontrata francezit i përfundon më 30 qershor të vitit 2019, nga 1 janari çdo klub mund të tentojë ta “joshë” atë.

Barcelona duket klubi më i interesuar për shërbimet e Rabio dhe janari pritet të sjellë të reja, të paktën kështu mendohet të ndodhë sipas mediave në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *