Kamza ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkato, teksa ka rinovuar me një nga lojtarët titullarë. Kështu, klubi periferik i kryeqytetit ka njoftuar rinovimin e kontratës me portierin Ilir Avdyli. Jo vetëm kaq, por Kamza ka edhe një mesazh për klubet e tjera të elitës.
Emra si Erlis Frashëri dhe Hektor Idrizaj janë lakuar në media si opsione për ekipe të tjera në Superiore, ndërkohë që drejtuesit e Kamzës bëjnë thirrje që kushdo do lojtarët e tyre duhet të paraqesë ofertën dhe të bisedojë me ta.
“Zyrtare. Ilir Avdyli rinovon kontratën me skuadrën tonë. Ndërkohë që i bëjmë thirrje mediave dhe klubeve të tjera se të gjithë lojtarët e tjerë që lakohen në media janë në kontratë me klubin tonë. Kamza nuk është një supermarket i hapur për të gjithë. Për çdo interesim do t’ju luteshim që sipas rregullave të ‘trokasin’ në dyert tona. KF Kamza”.
https://www.facebook.com/KamzaOfficalPage/photos/a.543695739131805/1168296916671681/?type=3&theater