Rikthimi në vendlindje u duk se i bëri mirë sulmuesit të Interit Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe i Gabigol. 22-vjeçari u shpall golashënuesi i kampionatit brazilian me 18 golat dhe kjo bëri që shumë ekipe evropiane të interesoheshin për të.
Uest Hemi ishte ekipi më i përfolur i javëve të fundit. Skuadra londineze kërkonte ta huazonte për 6 muaj sulmuesin dhe për këtë kishte marrë miratimin e Interit, por negociatat nuk kanë shkuar aq vaj me lojtarin.
Sipas “fcinternews.it”, lojtari i ka kërkuar agjentit të tij të ndalojë menjëherë negociatat me palën angleze. Ndoshta sulmuesi brazilian kërkon të provojë se ai është i aftë të marrë minuta dhe me zikaltrit, të cilët dy vite më parë paguan 30 milionë euro për kartonin e tij.