Rekordi i mesfushorit, askush më mirë se Toni Kros

Reali i Madridit fitoi lehtësisht kundër Al Ain me rezultatin 4-1, duke fituar Botërorin për Klube për të tretën herë rresht dhe të katërtin në 5 vitet e fundit. Ekipi spanjoll ka dominuar futbollin europian dhe atë botëror në këto vite, ndërsa Botërorin e Klubeve askush nuk e ka fituar më shumë se… Toni Kros.

Mesfushori gjerman e ngriti kupën për herë të pestë. Të parën e fitoi me Bajernin e Mynihut në vitin 2013, ndërsa katër të tjerat me Realin e Madridit. 28-vjeçari ka kaluar dhe emra si Kristiano Ronaldo (e ka fituar 4 herë) dhe Leo Mesi (e ka fituar 3 herë), duke thyer një rekord të bukur personal.

Gjashtë vitet e fundit kanë qenë fantastike për Kros, i cili ka fituar plot 5 herë Champions Ligën dhe Botërorin për Klube. Ai ka barazuar Paolo Maldinin dhe Kristiano Ronaldon për numrin e Champions Ligave të fituara, ndërsa synimi i radhës është Françisko Gento, portieri i famshëm i Realit, i cili ka ngritur 6 herë në qiell Champions Ligën (atëherë Liga e Kampioneve).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online