Solskjaer: Këtu vetëm për gjashtë muaj, si mund t’i thuhet jo këtij klubi

Ole Gunar Solskjaer ka folur në daljen e tij të parë për shtyp si trajneri i Mançester i Junajtid. Norvegjezi ka shpjeguar para medieve pozicionin e tij si trajneri i përkohshëm i Junajtid dhe objektivat që i kanë vendosur drejtuesit.

”Do qëndroj këtu për pesë ose gjashtë muaj. Do të ndihmoj skuadrën, ndërkohë që drejtuesit e klubit do të merren me përzgjedhjen e trajnerit të ri”.

“Lojtarët ishin në gjendje të mirë. Çdo herë që takon njerëz të rinj je i emocionuar për të ardhmen. Disa prej tyre i njoh, pasi i kam pasur lojtarë kur trajnora rezervat e Junajtid”.

“Kur të ofrohet një mundësi e tij, qoftë edhe për gjashtë muaj, nuk mund t’i thuash jo. Jam i lumtur të ndihmoj. Unë do bëj punën time, duke ndihmuar ekipin, por ka shumë trajnerë të tjerë që e duan këtë post, unë jam një ndër ta, por s’kemi folur për këtë pjesë me drejtuesit. Siç e thashë më parë, në këto gjashtë muaj ato do të përzgjedhim trajnerin e ardhshëm”.

Merkato e janarit – “Do të kem dhe unë fjalën time për afrimet. Do të ulemi dhe të flasim për të gjithë lojtarët që duam të afrojmë.

Katërshja e parë? – “Mendoj për ndeshjen e radhës dhe për t’i mësuar djemve parimet e mija. Duhet t’i bëj ata që të kuptojnë filozofinë time të futbollit, më pas të shohin çfarë rezultatesh do të marrim dhe sa pikë do grumbullojmë. Për momentin nuk e kemi katërshen e parë si zëvendësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *