Teqja: Kemi bërë një betim si skuadër, ja cili ishte pakti me Gjokën

Olsi Teqja luaji i dëmtuar në ndeshjen me Skënderbeut, por ishte një nga më të mirët në fushë., Në fundi e ndeshjes, mbrojtësi ishte i hapur, teksa për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli” komentoi situatën në skuadrën nga periferia e kryeqytetit.

Teqja foli dhe për merkaton, duke treguar se skuadra ka nevojë për përforcime cilësore, në mënyrë që të mos ndihet mungesa e asnjërit prej lojtarëve që mund të mungojnë.

MBIJETESA – “Bëmë një nisje të mirë të kampionatit dhe gabuam shumë herë më pas. Ndryshimi i trajnerëve nuk ka ndikuar mirë, ashtu si dhe dëmtimet e faktorë të tjerë. Kjo fitore është për skuadrën. Kjo fitore nuk na lë shumë vend për të gëzuar, pasi duhet të ikim nga kjo situatë kritike. Jemi betuar që do ta nxjerrim Kamzën nga kjo situatë, ku ne vetë e kemi çuar”.

NDYSHIMI ME GJOKËN – “Me profesor Gjokën kemi bërë një pakt, që të gjithë jemi në provë deri në janar. Në këto 4 ndeshje kemi marrë 7 pikë. Humbjen e kemi dhuruar dhe them se e kemi kaluar provën. Edhe drejtuesit me pak kujdes duhet të bëjnë afrimet e duhura dhe them se do të shpëtojmë”.

MERKATO – “Kemi folur dhe me drejtuesit për të bërë afrime, na duhet më shumë se një shok, ndoshta 2-3 shokë që të japin më të mirën për skuadrën. Nëse e shohim me kujdes kemi pësuar shumë gola dhe kemi shënuar shumë pak. Konkurrenca sjell dhe cilësi”.

KUNDËRSHTARI – “Sot pashë një Skënderbe shumë cilësor, pasi vjen nga shumë humbje rresht. Na vunë në vështirësi dhe sulmuan me shumë sulmues. Shehi donte të paktën barazimin, por sot fitoi sakrifica, duke nisur që nga unë që isha i dëmtuar. Dua të përgëzoj skuadrën për këtë sukses”.

SAKRIFICA – “Sa herë kam qenë i dëmtuar jam futur para kohe. Nuk jam rikuperuar i plotë, pasi na duhen 2-3 shokë, që të kemi alternativa e të mos ndihet mungesa e askujt. Për këtë mendoj se drejtuesit do të mendojnë. I uroj festat të gjithëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online