Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, ka përgenjështruar lajmet për një marrëveshje shkëmbimi mes Çelsit dhe Milanit për dyshen e sulmuesve Gonzalo Higuain dhe Alvaro Morata. Në daljen për shtyp para takimit me Fiorentinën, Gatuzo foli dhe për planet e merkatos së “djallit”.
Lajmet për ndërrimin Higuain-Morata? – “Nuk e kuptoj nga mbijnë këto lajme. Ai nuk po kalon një moment të mirë, por mbetemi në vend të katërt dhe nuk kemi se si të na shkojë në mendje kjo gjë”.
Higuain është akoma i huazuar. A do ishte një stimul plus po të blihej përfundimisht? – “Gonzalo (Higuain) po vuan pasi nuk po shënon. Nuk kam folur me të për çështjet e kontratës. Ai po e përjeton keq këtë moment dhe kjo nuk është ideale. Me të po flas për këtë çështje dhe s’më ka bërë të ditur deri më tani këtë lloj problematike që po më pyesni.
Milanit aktual i duhen më shumë lojtarë të rinj apo ato me eskperiencë? – “Milanit i duhen lojtar që kanë dëshirë të vrapojnë dhe kanë kualitet. Mosha për mua nuk përbën problem. Në fund ka rëndësi se sa pasion kanë lojtarët dhe çfarë tregojnë kur futen në fushë. Vetëm kjo më bën të pëlqej një lojtar, jo fakti se a është i ri në moshë apo i vjetër”.
A po ju bëjnë më shumë presion se ç’duhet?
“Nuk e di. Nuk dua të bëj viktimën. Ne përfaqësojmë Milanin, të tjerët janë të lirë të gjykojnë nëse jemi të fortë apo dobët. Skuadra mund të bëjë shumë më mirë se kaq dhe them se do t’ia dalim”.
Ardhja e Paketës – “Mesfushori është vetëm 21 vjeç dhe ka kualitet të madh, por mos mendoni se ai do të jetë shpëtimtari ynë dhe do ta na fitojë ndeshjet. Kështu rrezikon të na krijohet një problem i një natyre tjetër. Do të provojë veten në një kampionat shumë më ndryshe, por ka kualitet dhe forcë fizike. Do i duhet pak kohë”.
Blerje të tjera ? – “Besoj se do të bëjmë një ose dy blerje. Na duhet medoemos një sulmues i aftë të luajë në qendër, por edhe në krah. Do të shikojmë nëse mund të bëjmë diçka për mesfushën”.