Hofenhaimi luajti një natë më parë në transfertë ndaj Verder Bremenit, sfidë e vlefshme për javën e javën e 16-të të Bundesligës. Gjithsesi, lajmi që bëri bujë në Gjermani nuk ka të bëjë me zhvillimin e ndeshjes, por me diçka që kishte ndodhur një ditë përpara sfidës.
Në stërvitjen e fundit të kryer nga ana e Hofenhaimit është parë një dron duke fluturuar përreth fushës stërvitore. Dyshohet se droni mund të jetë dërguar nga ana e klubit të Verderit, por asgjë nuk është vërtetuar.
Çështja tashmë ka kaluar në duart e policisë gjermane, ku hetimet kanë nisur. Një nga zëdhënësit e klubit të Hofenhaimit deklaroi për mediat duke thënë: “Çështja është dorëzuar në polici dhe hetimet kanë nisur”. Elitarë