Shtohet numri i shqiptarëve në Serinë A, firmos një 17-vjeçar

Në Serinë A italiane shumë shqiptarë e kanë pasur derën e hapur dhe kanë pasur mundësinë të tregojnë vlerat e tyre. Edhe përtej Adriatikut e kanë kuptuar se duhet të hedhin më shumë sytë nga vendi ynë, për të piketuar ndonjë lojtar, i cili mund të bëjë mirë në ligat e ndryshme të Italisë.

Një tjetër shqiptar do të jetë pjesë e futbollit italian, ose më saktë, pjesë e një prej skuadrave që luajnë në elitën e futbollit fqinj. Dy ditë më parë, Kleis Bozhanaj ka firmosur një kontratë profesionale me skuadrën e Empolit.

Edhe pse 17 vjeç, Bozhanaj i ka bindur drejtuesit që t’i ofrojnë atij një kontratë si profesionist, edhe pse ai që ka nënshkruar ka qenë babai i lojtarit, pasi ende nuk mund të firmosë vetë. Një hap i madh për lojtarin, i cili ka luajtur edhe me skuadrën e 17-vjeçarëve të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online