Mbrojtësi i Real Madrid, Marselo, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me lajmet që flasin për një largim të mundëshëm të Iskos nga skuadra madrilene. Braziliani foli dhe për shkarkimin e ish-trajnerit të tij Zhoze Murinjo nga Mançester Junajtid
Thashethemet për largimin e Iskos – “Të gjithë e dimë kualitetin e Iskos. Ai është me ne deri në vdekje. Çdokush po i jep rëndësi diçkaje që për mua nuk ka sens. Për mua, Isko është një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës sonë. Ndodh që disa herë dikush të luajë më shumë e herë të tjera më pak, gjithçka ndodh në varësi të momenteve. Boshti i kësaj skuadra do të vazhdojë të luajë së bashku për shumë kohë”.
Shkarkimi i Murinjos? – “Murinjo është një trajneri i madh më vjen keq që u shkarkua. Nuk më takon mua të them nëse ai duhet të vijë në Madrid, por do t’i jem gjithmonë mirënjohës për ato që ai ka bërë për mua”, tha Marselo në daljen për shtyp për takimin e nesërm ndaj Kashima Antlers, në kuadër të Botërorit të klubeve.