Koman: Boll më me dëmtime, i jap fund nëse…

Karriera e Kingsli Koman te Bajerni i Mynihut nuk ka shkuar ashtu siç do donte lojtari dhe drejtuesit e klubit kampion të Gjermanisë. Shkak për këtë janë bërë dëmtimet e shumta. Në vitin e fundit Koman ka këputur dy herë ligamentin e kyçit të këmbës, e gjitha kjo në harkun e katër muajve.

Ndërhyrjet e vazhdueshme kirurgjikale dhe rutina e mërzitshme e riaftësimit ka bërë që sulmuesi të vërë në dyshim të ardhmen e karrierës së tij, edhe pese është vetëm 22-vjeç. Në një intervistë për emisionin e famshëm francez, “telefoot”, Koman dha deklaratën befasuese.

“Nuk do të pranoj të futem përsëri në dhomën e operimit. Vjen një moment kur duhet të thuash boll. Ndoshta, këmba ime nuk mund ta përballojë intensitetin e këtij sporti. Nëse ndodh përsëri do t’i jap fund dhe do vazhdoj jetën time larg stadiumeve dhe kamerave”, u shpreh sulmuesi francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *